UBT News

Lituania u bën thirrje konsumatorëve të hedhin telefonat kinezë Xiaomi dhe Huawei

Konsumatorët duhet të hedhin telefonat e tyre kinezë dhe të shmangin blerjen e tyre, ka thënë  Ministria e Mbrojtjes në Lituani.

Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularët 5G nga prodhuesit kinezë.

Sipas analizës një telefon i markës Xiaomi  ka pajisje për censurë ndërsa një model i Huaweit ka mangësi në siguri.

Huawei tha se asnjë e dhënë e përdoruesve nuk dërgohet  jashtë, ndërsa Xiaomo ka thënë se pajisjet e saja nuk censurojnë komunikimet e përdoruesve.

“Pajisjet e Xiaomi nuk censurojnë komunikimet për ose nga përdoruesit e saj,” tha një zëdhënëse për BBC. “Xiaomi kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të kufizojë ose bllokojë çdo sjellje personale të përdoruesve tanë të smartphone, të tilla si kërkimi, thirrja, shfletimi në internet ose përdorimi i softuerëve të komunikimit të palëve të treta.”

Exit mobile version