UBT News

Lituania ndalon shtetasit rusë nga blerja e pasurive të paluajtshme

Parlamenti i Lituanisë vendosi të martën të ndalojë shtetasit rusë të blejnë pasuri të paluajtshme në vendin baltik, duke përmendur rreziqe për sigurinë kombëtare.

Reuters raporton se ndalimi, i cili do të jetë në fuqi deri në vitin 2024, nuk do të zbatohet për rusët të cilëve u jepet leje qëndrimi në vend.

Parlamenti ndaloi gjithashtu dhënien e vizave të reja për shtetasit e Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë.

Shumë nga qytetarët e këtyre dy vendeve që mbajnë dokumente të tjera udhëtimi, të tilla si vizat e lëshuara më parë, do t’i nënshtrohen “kontrollit të zgjatur individual” në kufi për të përcaktuar nëse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare./UBTNews/

Exit mobile version