Lituania u kërkon qytetarëve që të mos blejnë celularë të prodhuar në Kinë. Ministria e Mbrojtjes publikoi një rekomandim për të shmangur blerjen e celularëve të rinj kinezë dhe hedhjen e atyre që janë aktualisht në përdorim.
Një vendim i tillë vjen pasi një hetimi nga autoriteti i sigurisë kibernetike, i cili zbuloi transferimin e tepërt të të dhënave në serverët jashtë vendit dhe një aftësi për të filtruar përmbajtjen e asaj çka transmetohet në distancë.
“Pajisjet e hetuara po mbledhin informacione shumë më të tepërta për përdoruesit dhe sjelljet e tyre sesa, pajisjet e prodhuara në SHBA ose Korenë e Jugut, u shpreh Margiris Abukevicius, zëvendësministri i Mbrojtjes në Lituani.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike ka përpiluar një raport për modelet 5G të shitura nga Huawei, Xiaomi dhe OnePlus.
Rreziku më i madh është raportuar me telefonin Xiaomi Mi 10T 5G. Aplikacionet e sistemit kanë një aftësi të integruar për të zbuluar dhe censuruar rreth 450 terma të tillë si “Tibeti i Lirë”, “Rroftë Tajvani i pavarur” ose “lëvizja e demokracisë”.
Lituania kohët e fundit është përfshirë në një përplasje me Kinën për hapjen e një misioni diplomatik në Tajvan. Pekini tërhoqi ambasadorin e tij dhe e detyroi ambasadorin e Lituanisë të largohej.
Kompanitë lituaneze kanë filluar të përjetojnë vështirësi të mëdha në tregun kinez, por Vilnius ka marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.