Lituania ka njoftuar se gjatë kësaj jave do t’i dorëzojë Ukrainës 4500 dronë me vlerë 5 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë, Dovilė Šakalienė në platformën e mediave sociale X.
“Jam krenare të ndaj që Lituania po dërgon 4,500 dronë me vlerë 5 milionë euro në Ukrainë këtë javë,” postoi ajo.
Ajo shtoi se gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë lituaneze, u miratua një procedurë e re për transferimin e aseteve shtetërore, e cila do të përshpejtojë dërgimin e ndihmës në Ukrainë.
Mijëra dronë që Lituania premtoi t’i dorëzonte Ukrainës deri në fund të vitit 2024 nuk janë dorëzuar ende. Ata qëndrojnë në magazinat e ushtrisë.