Të martën, parlamenti lituanez njohu luftën e Rusisë në Ukrainë si gjenocid. Rezoluta kaloi me 128 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Aty thuhet se forcat e armatosura dhe mercenarët e Rusisë kanë kryer krime masive lufte në territorin ukrainas, veçanërisht në Bucha, Irpin, Mariupol, Borodyanka dhe Hostomel.
Sipas dokumentit, qëllimi kryesor i luftës është që të shkatërrohet tërësisht ose pjesërisht kombi ukrainas dhe të thyhet shpirti i tij duke vrarë familje të tëra, duke përfshirë fëmijë, duke rrëmbyer dhe përdhunuar njerëz dhe duke u tallur me ta dhe trupat e të vrarëve.
“Seimas njeh agresionin e armatosur në shkallë të plotë, luftën kundër Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe udhëheqja e saj politike dhe ushtarake […] si gjenocid kundër popullit ukrainas”, thuhet në rezolutë.
Aty mes tjerash thuhet se të gjithë autorët duhet të mbahen përgjegjës dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të krijojë një Gjykatë të Posaçme Ndërkombëtare Penale për të hetuar dhe vlerësuar krimet e Rusisë./UBTNews/