UBT News

Lituania bën thirrje për sanksione të tjera ndaj Rusisë

Lithuanian national flag waving on blue sky background. Republic of Lithuania, LT

Lituania do të kërkojë sanksione të reja në përgjigje të planeve të Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, sipas Ministrisë së saj të Jashtme.

Ministria njoftoi se“së bashku me partnerët e saj euro-atlantikë, Lituania do të vendosë se si të reagojë ndaj këtyre planeve militariste të regjimit rus dhe bjellorus”.

“Si një nga masat e reagimit, Lituania do të bëjë thirrje për miratimin e sanksioneve të reja”, njoftoi ministria./UBTNews/

Exit mobile version