UBT News

Lituania bën thirrje për prani të përhershme të trupave gjermane

Lituania ka bërë thirrje për prani të përhershme të një brigade ushtarake gjermane në tokën lituaneze, në mënyrë që të ofrojë siguri në këtë vend baltik.

Ministri i mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas, bëri thirrje pas rritjes së frikës për përhapjen e luftës edhe në shtetet përreth Ukrainës.

Megjithatë, ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se thirrjet nga Lituania për një brigadë të përhershme gjermane do të jenë “në varësi të NATO-s”.

“Kjo nuk varet nga kush çfarë dëshiron – ose kush dëshiron të sigurojë çfarë – por në varësi të NATO-s”, u tha Pistorius gazetarëve.

Që nga viti 2017, Gjermania ka udhëhequr një batalion ndërkombëtar me rreth 1 mijë e 500 trupa në Lituani, si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të penguar Rusinë nga sulmi në rajonin e Balltikut, që konsiderohet si një nga pikat më të dobëta në krahun lindor të aleancës./UBTNews/

Exit mobile version