Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Kosova duhet ta shpallin Listën Serbe organizatë terroriste.
“I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që të shpallin Listën Serbe organizatë terroriste”, ka thënë Fehlinger.
Kjo erdhi pas videove që publikoi Ministria e Brendshme e Kosovës, ku në mesin e sulmuesve terrorist ishte edhe nënkryetari i partisë Lista Serbe, Milan Radojiçiq.