Pas një periudhe të gjatë bojkoti, Lista Serbe ka vendosur të rikthehet në Kuvendin e Kosovës. Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për më 15 prill, ku do të betohen 120 përfaqësues, përfshirë dhjetë deputetë nga komuniteti serb.
Megjithatë, mbetet e pasigurt nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë pas rikthimit të saj në Kuvend. Ky zhvillim ka sjellë shumë spekulime në lidhje me pozitat e mundshme të kësaj partie në ekzekutivin e Kosovës dhe mundësitë për formimin e një qeverie të qëndrueshme./UBTNews/
