UBT News

Lista Serbe: Nuk ka përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit

Pasi Nenad Rashiq u votua për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në foltoren e hollit të Kuvendit doli deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe duke thënë se këta të fundit vlerësojnë se Kuvendi nuk është konstituar.

Ai ka thënë se edhe një herë u dëshmua se drejtësia dhe e drejta nuk ekzistojnë.

“Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, tha Simiq.

Lista Serbe insiston se të drejtë për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë vetëm deputetët e Listës Serbe pasi që ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës së komunitetit serb.

Në vend të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Serbe, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Rashiq ka qenë ministër në qeverinë e deritanishmë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti./S.K/EO/

 

Exit mobile version