UBT News

Lista Serbe dorëzon emrat e kandidatëve për deputetë

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari i tyre, Goran Rakiq, dorëzuan sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Rakiq deklaroi se janë 20 kandidatë në listë, për të cilët tha se janë më të mirët sepse e kanë dëshmuar më kohë.

“Lista Serbe edhe këtë herë ka kandidatët më të mirë në listën e saj. Pas këtyre njerëzve të Listës Serbe janë rezultatet. Ajo që është më e rëndësishmja është se pas Listës Serbe, si dhe pas popullit serb, qëndron presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë jam thellësisht i bindur, domethënë unë e di se Lista Serbe do të fitojë të gjitha 10 mandatet”, tha Rakiq.

Rakiq u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në zgjedhjet e 14 shkurtit duke theksuar se Lista Serbe do të përfaqësojë në mënyrë të barabartë interesat e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të serbëve.

Exit mobile version