UBT News

Lista Serbe dërgon në Kushtetuese Qeverinë Kurti 2

Lista Serbe ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Qeverinë Kurti 2, pas vendimit të kësaj të fundit që t’i ndajë vetëm një ministri, ndonëse Lista Serbe kishte kërkuar dy.

Siç thuhet në njoftim, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane, për të mbrojtur interesat e qytetarëve serbë.

“Lista Serbe ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane, për të mbrojtur interesat e qytetarëve serbë. Apeli konteston vendimin e Kuvendit në zgjedhjen e Qeverisë së Prishtinës më 22 mars, 2021, ku qytetarëve serbë iu dha të administrojnë vetëm një ministri, ndonëse sipas Kushtetutës është e obliguar t’u ndahen dy ministri. Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendos në përputhje të drejtave kushtetuese për respektimin e të drejtave të qytetarëve serbë, por edhe komuniteteve tjera joshumicë. Ne cekim se vendimi për t’u mohuar serbëve përfaqësim fer në institucionet e nivelit qendror është kundër gjitha akteve ligjore. Ne theksojmë se nuk na duhen pozita ministrore vetëm për hir të vendeve të caktuara, por si qëllim për të përmirësuar kushtet në të cilën jetojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe./UBTNews

САОПШТЕЊЕ СРПСКЕ ЛИСТЕ Српска листа предала је данас у име десет посланика Српске листе и посланика Јединствене…

Posted by Српска листа on Monday, March 29, 2021

Exit mobile version