UBT News

Lista Serbe dënohet më 20 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

Lista Serbe do të gjobitet me 20 mijë euro për thyerjen e heshtjes zgjedhore gjatë 29 nëntorit kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut.

Kështu ka njoftuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në vendimin e publikuar.

“PZAP-i më datën 02.12.2020 ka pranuar ankesë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Mitrovicë të Veriut, e dorëzuar në Postën e Kosovës e cila pretendon se më datën 29.11.2020 në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve në veri, kryetari i Listës Serbe dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe deputeti Igor Simiq në një prononcim për media kanë bërë ndërhyrje në procesin zgjedhor duke bërë thirrje të votohet Lista Serbe, dhe duke thyer heshtjen zgjedhore e cila është e rregulluar me ligjet e Kosovës”, thuhet në arsyetimin e PZAP-it./UBTNews

Exit mobile version