UBT News

Lista e shteteve që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar listën e shteteve të cilat Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19.

Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portugalia, konsiderohen vende me rrezikshmëri të lartë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, ose duhet të qendrojnë shtatë ditë në vetizolim./UBTNews

Exit mobile version