Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili këtë vit do të mbahet në Vjenë, Austri.
Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të dorëzuar aplikimet zyrtare për pjesëmarrje.
Pesë vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, që do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi pritës, Austria.
Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026.
Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet më 12 janar 2026.
Shpallja e EBU-së është një moment i rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët mund të fillojnë të ndjekin garën dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë. /A.Z/UBT News/
