UBT News

Lisë së majmunëve i është dhënë një emërtim i ri

Lija e majmunëve tani do të njihet si mpox, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pas ankesave për gjuhën raciste dhe stigmatizuese mbi emrin e virusit.

Emërtimi i vjetër do të përdoret së bashku me të riun për një vit, përpara se të hiqet gradualisht.

Emri mpox u vendos pas diskutimeve të gjata midis ekspertëve, vendeve dhe publikut të gjerë.

Sipas OBSh-së, mund të shqiptohet lehtë si në gjuhën angleze ashtu edhe në gjuhë të tjera.

Lija e majmunëve te njeriu u identifikua për herë të parë në vitin 1970 dhe u emërua pasi sëmundja e shkaktuar nga virusi u zbulua te majmunët e robëruar më shumë se një dekadë më parë./UBTNews/

Exit mobile version