Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, s’ka më pacientë të prekur me COVID -19, njofton ShSKUK.
“Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-Covid”, thuhet në njoftimin e tyre.