Policia e Kosovës duke e konsideruar të qetë situatën në fshatin Banjskë të Zveçanit ka marrë vendim që ta lirojë rrugën për qarkullim, me ç’rast edhe mediat kanë mundur të hyjnë në fshat.
Të dielën e 24 shtatorit, në një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku si dhe janë plagosur dy të tjerë.
Dhjetëra sulmues të armatosur e të uniformuar serbë ishin strehuar në fshatin Banjskë, konkretisht në manastirin që ndodhet në këtë fshat.
Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë. Në këtë aksion Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal të madh armësh, përfshirë edhe të autoblinda.