UBT News

Lirohet për qarkullim pika kufitare “Merdare”

Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar më 27 dhjetor, në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version