UBT News

Lirohet një nga të arrestuarit e operacionit “Subvencioni 2021”

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë realizuar gjatë ditës së mërkurë operacionin “Subvencioni 2021” në Prishtinë, Istog, Gjilan dhe Lipjan, ku janë arrestuar 12 persona nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se me urdhër të prokurorit 11 zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtje 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433 mijë e 160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, një kompjuter, 5 armë, një USB dhe një vulë.

Exit mobile version