Një burri të cilit iu transplantua veshka e derrit të modifikuar gjenetikisht është liruar nga spitali. 62-vjeçari u dërgua në shtëpi të mërkurën, dy javë pas operacionit novator në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts (MGH).
Transplantet e organeve nga derrat e modifikuar gjenetikisht kanë dështuar në të kaluarën. Por suksesi i kësaj procedure të deritanishme është vlerësuar nga shkencëtarët si një moment historik në fushën e transplantimit.
Lajmi u konfirmua përmes një deklarate për shtyp të mërkurën nga MGH, që është spitali më i madh mësimor i Shkollës Mjekësore të Harvardit në qytetin amerikan të Bostonit./UBTNews/