Qytetari nga Podujeva, Blerim Maçastena, i cili ishte arrestuar muaj më parë nga policia serbe gjatë ditës së sotme është liruar nga burgu i Serbisë.
Klankosova.tv merr vesh se Maçastena tashmë është në përfundim të procedurave për t’u liruar.
Kurse, një familjar i Maçastenës e ka publikuar një fotografi të tij me mbishkrimin “mirë se vjen mixhok”.
Kujtojmë se Blerim Maçastena është asamblist në komunën e Podujevës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD).
Më poshtë gjeni postimin e familjarit të tij ku bëhet i ditur lajmi për lirim:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=4352917461406839&set=a.631473443551278