Të premten pasdite është liruar nga burgu i Smrekonicës ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.
Geci ishte shpallur fajtor pasi në gusht të vitit 2014 në Skenderaj e kishte privuar nga jeta Ruzhdi Shaqirin, me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.
Geci u dënua me tre vjet burgim për vrasje të rëndë, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij u shqiptua dënimi unik prej tre vjet e gjashtë muaj burgim efektiv.