UBT News

Lirohet Federica Mogherini

Policia belge ka liruar nga ndalimi ish-diplomaten e lartë të BE-së Federica Mogherini dhe ish-kryeshefin e shërbimit të jashtëm Stefano Sannino pasi ata u ndaluan për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim për mashtrim, tha të mërkurën në mëngjes prokurori publik i BE-së.

Zyra Evropiane e Prokurorit Publik, e cila po udhëheq hetimin, njoftoi lajmin.

Akuzat lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por tre të arrestuarit u liruan sepse nuk konsideroheshin “rrezik arratisjeje”.

Mogherini, rektore e College of Europe, Sannino dhe një anëtar i stafit të College of Europe u ndaluan të martën në kuadër të një hetimi për të parë nëse tenderi publik i dhënë nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në vitet 2021–22 një institucioni të arsimit të lartë për të pritur Akademinë Diplomatike të BE-së ishte manipuluar në favor të College of Europe, shkruan TCH-ja

“Akuza lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje,” thuhej në deklaratën e prokurorit./EO

Exit mobile version