UBT News

Lirohet aktivisti Rron Gjinovci

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, i cili u arrestua të enjten në protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar se është liruar. Gjinovci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është koha të dëgjohen storiet e studenteve dhe aktivistëve.

“Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar ai në Facebook.

Lëvizja Feministe Studentore së bashku me studentët aktivistë kanë protestuar sot përpara Rektoratit duke kërkuar shkarkimin e profesorit universitar Xhevat Krasniqi, i denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual. Derisa Këshilli i Etikës ka mbajtur mbledhje gjatë ditës për shqyrtimin e ngacmimit të studenteve të Fakultetit të Mjekësisë nga profesori Krasniqi, studentët në krye me Lëvizjen Feministe e kanë bllokuar derën e Rektoratit deri në marrjen e vendimit për përjashtim.

Exit mobile version