Janë liruar nga aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare e ryshfet, 36 të akuzuarit në rastin e njohur si “Stenta 2”. Aktgjykimi u shpall sot (e mërkurë) nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se të dëmtuarit udhëzohen që kërkesën e tyre pasurore-juridike, të realizojnë në kontest të rregullt civil.
“Të akuzuarit G.B, F.SH, H.S, B.G, F.H, K.P, H.Ç, A.K, E.P, E.H, A.P, N.M, D.K, A.B, XH.K, L.P dhe R.M janë liruar nga akuza në bazë të nenit 363 para 1 pika 1.3 të KPP-së, për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje’ nga neni 422 paragrafi dhe 2 nën paragrafi 2.1 dhe 2.3 lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që gjykata nuk ka gjetur se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar. Të akuzuarit G.B, N.R, A.K, F.S, L.K, H.S, H.H, B.G, A.L, A.B, H.Ç, G.B, B.M, D.M, B.K, M.S, SH.SH, F.H, K.P, B.G, B.P, F.SH, I.A, P.A, A.S, S.SH dhe L,P janë liruar nga akuza në bazë të nenit 363 para 1 pika 1.3 të KPP-së, për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.2 dhe 2.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprën penale dhe Marrje e ryshfetit të përshkruar nga neni 428 paragrafi 2 dhe 3 i Kodit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.