Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia. Për këtë ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani në konferencë për media pas takimit me guvernatoren Kim Reynolds, ka thënë se aleanca e Kosovës me ShBA-të është ekzistenciale.
Ajo shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes me shtetin e Iowa-s për bashkëpunim me Kosovën do të thellojë miqësinë mes dy vendeve.