Sot në Ferizaj do të mbahet një protestë gjithëpopullore me moton “Liri për çlirimtarin”, në mbështetje të bashkëluftëtarit nga Ferizaj, Blerim Ramadani, i cili është arrestuar javën e kaluar nga shteti i Maqedonisë së Veriut.
Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, dega në Ferizaj, do të nisë në orën 18:00 dhe do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.
Blerim Ramadanit i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup. Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.