UBT News

Lira turke drejt stabilizimit

Lira turke po vazhdon të stabilizohet, pas zhvlerësimit që ka pasur në nivele rekorde javë më parë.

Rimëkëmbja vjen si shkak i masave nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të hënën.

Erdogan tha se qeveria do të mbulojë humbjet që patën personat të cilët i kishin kursimet në monedhën turke, atëherë kur zhvlerësimi i saj kundrejt valutave të huaja të tejkalojë normat e interesit të bankave.

Muajin e kaluar, norma e inflacionit në vend arriti në 21.7%./UBTNews/

Exit mobile version