Studiuesit holandezë kanë gjetur gjurmët e atij që dikur ishte liqeni më i madh në planet dhe shtrihej nga zemra e Evropës deri në portat e Azisë.
Rreth 10 milionë vjet më parë, një masë uji nga Deti Paratethys, që ishte i pranishëm në zemër të Europës së sotme rreth 155 milionë vjet më parë, u shkëput nga pjesa tjetër dhe kështu u krijua liqeni më i madh në historinë e Tokës.
NGA AUSTRIA NË KAZAKISTAN
Mbulonte një zonë më të madhe se madhësia e Detit Mesdhe të sotëm. Në një hartë moderne ai shtrihej nga Austria në Kazakistan në Azinë Qendrore. Deri më tani, dihej pak për historinë e këtij liqeni, por një studim i ri ka arritur të identifikojë katër cikle klimatike gjatë të cilave madhësia e tij është zvogëluar me kalimin e kohës, me zhdukjen e mundshme pasuese të një numri të madh të specieve që jetonin në zonë.
Jeta ujore në Detin e Paratethys ishte unike dhe shumë e larmishme, ku u gjetën nga molusqet te karkalecat, te balenat e vogla dhe delfinët që kanë evoluar për t’u përshtatur me atë mjedis të kufizuar. Ndërsa nivelet e ujit ranë, dhe përqendrimet e kripës u rritën, shumë pak prej atyre krijesave arritën të mbijetonin.
Wout Krijsman nga Universiteti Utrecht në Holandë, i cili mori pjesë në kërkimin e botuar në Scientific Reports: shpjegon se në fund të cikleve të klimës duhet të ketë qenë një botë parahistorike post-apokaliptike, në thelb një version ujor i djerrinave të Mad Max.
4 FAZA TË RËNIES SË NIVELIT TË UJIT
Krijgsman dhe kolegët e tij studiuan të dhënat fosile, depozitat sedimentare dhe gjeologjinë e zonës përreth Detit të Zi, e cila sot shtrihet pak a shumë në vendndodhjen origjinale të Detit të Paratethys, dhe kjo ka bërë të mundur të identifikohen katër rëniet e nivelit të ujit që kanë zgjatur disa qindra mijëra vjet. Ulja drastike ishte e fundit nga ato të regjistruara, e cila ndodhi midis 7.65 milionë dhe 7.9 milionë vjet më parë. Kjo fazë ishte evidentuar në 2018 dhe u quajt “Great Kherson Drying”. Gjatë këtij episodi, nivelet e ujit të Detit Paratethys ranë me 250 metra, duke e ndarë liqenin gjigant në shumë mini liqene. Disa prej tyre, për shkak të sasisë së madhe të kripërave të pranishme, u bënë toksike për pjesën më të madhe të jetës ujore./a2