UBT News

Liqeni i Batllavës pa mirëmbajtje, derdhen ujërat e zeza dhe “mbulohet” nga bërlloku

Pse nuk mirëmbahet hapësira përreth Liqenit “Batllava”  

Në ditën e tokës Liqeni i Batllaves duket si mos ma keq, ujëra te zeza qe derdhen në Liqen, mbeturina gjithandej, lirisht mundemi te themi një hapsin e lan anash pa përkujdesje institucionale si nga niveli Lokal dhe ai qendror.  

OJQ SDK  bashku me banoret e Orllanit dhe fshatra t përreth disa here ka organizuar aksion pastrimi në pjesën përreth Liqenit . Po ashtu disa here ka kërkuar nga institucionet përkatëse si ato lokale dhe qendrore qe hapësira përreth Liqenit “Batllava” te vendosen shporta për mbeturina dhe  te mirëmbahet në mënyra permanente kjo hapsin, është e pa kuptimtë pse ende nuk po gjinden nje bashkëpunim ndërinstitucional për mirëmbajtjen e pjese përreth Liqenit. 

Orllani fshat në të cilin shtrihet edhe pjesa e Liqenit “Batllava” është njeri nder vendet më atraktive në Kosovë, për ketë arsyeje ka një numër te madh te vizitorëve qe e vizitojnë ketë bukuri natyrore, mirëpo në mungesë te shportave dhe mirëmbajtjes së kësaj hapësire, mbeturina sheh gjithandej. 

SDK  bon thirrje që pjesa përreth Liqenit te mirëmbahet si çdo hapsin tjetër publikë në Komunën e Podujevës . 

Exit mobile version