UBT News

Lipjani nis ndërtimin e Qendrës së re të Kulturës, investim prej 2.6 milionë eurosh

2.6 milionë euro është kostoja e ndërtimit të Qendrës së re të Kulturës në Lipjan.

Të premten, objekti i stërvjetëruar është rrënuar në prani të kryetarit Imri Ahmeti, i cili deklaroi se punimet pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

“Është fat i mirë i Lipjanit me fillu një objekt të ri i cili do të ketë standarde krejt të reja dhe ambiente krejt të reja dhe moderne për dashamirë dhe njerëzit e kulturës, artit dhe sferave tjera të kulturës. Është një prej projekteve më madhore që Lipjani do ta ketë, objekt tepër modern dhe këtë ambient krejt tjetër në raport me objektin ekzistues, natyrisht një objekt i stërvjetëruar dhe jofunksional. Uroj që kompania t’i përmbahet dinamikës në mënyrë që në vjeshtën e vitit të ardhshëm të përfundojë. Komuna do ta përcjellë dinamikën me vëmendje, natyrisht duke përmbushur obligimet kontraktuale që kemi”, u shpreh Ahmeti.

Exit mobile version