UBT News

​Lipjan: Vidhet municion dhe stoli ari në vlerë 7 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se është vjedhur një pushkë gjuetie dhe një kasafortë në të cilën kishte muncion dhe stoli ari në vlerë rreth shtatë mijë euro.

Rasti ka ndodhur gjatë së dielës, teksa policia theksoi se janë duke e hetuar ngjarjen.

“Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version