Në Lipjan është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, djali e ka rrahur babain e tij.
Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime për çka ka pranuar më pas tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij viktimë mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja./UBTNews