Linkedin ka vendosur të tërhiqet nga Stories. Kompania do të çaktivizojë funksionalitetin në fund të muajit Shtator, një vit pasi e lançoi.
Formate të tilla duket se nuk janë perfekt për çdo rrjet social. Si rezultat kompania ka vendosur të kthehet pas.
Thuajse çdo rrjet social madhor ka hipur në vagonin e formatit të historive të Snapchat. Instagram, WhatsApp, Twitter, Facebook të gjithë i kanë adoptuar.
Por edhe Twitter njëlloj si Linkedin vendosi të distancohet prej tyre 9 muaj nga debutimi. Jo të gjithë rrjetet sociale kanë pasur sukses në këtë drejtim. /PCWorld Albanian