Pronari i LinkedIn, Microsoft ka njoftuar raundin e ri të largimeve nga puna, me 670 sosh.
Kompania njoftoi se profesionet që do të preken janë ekipet inxhinierike, financiare dhe kreative.
Ky vendim erdhi pasi LinkedIn gjatë muajit maj shkurtoi 716 vende pune dhe u pasua edhe nga largimet tjera në kompanitë e mëdha teknologjike.
Kjo paraqet 3% të fuqisë punëtore të kompanisë që numëron 20 mijë të punësuar./UBTNews/