Prodhuesi i çokollatave, Lindt & Spruengli do të largohet nga tregu rus për shkak të luftës në Ukrainë. Lajmi u konfirmua nga kompania.
Fillimisht kompania zvicerane e çokollatave, e cila është e njohur për çokollatat Lindor dhe Easter rabbits, vendosi t’i mbyllë përkohësisht dyqanet e saj dhe të pezullojë porositë në Rusi, në muajin mars.
Në një prononcim gjatë kësaj jave, kompania njoftoi: “Pas njoftimit të 9 marsit 2022, Grupi Lindt & Spruengli vendosi të dalë nga tregu rus. Ne do të mbështesim punëtorët tanë në Rusi dhe do të veprojmë në përputhje me rregulloret lokale”./UBTNews/