Aktorja amerikane, Lindsay Lohan iu bashkua TikTok-ut, andaj bota ka mundësi të mësoj se si shqiptohet mbiemri i saj.
Ylli publikoi një video në TikTok, e prezantoi veten: “Përshëndetje, jam Lindsay Lohan dhe e dini çfarë? Tani kam llogari në TikTok”.
Ajo e shqiptoi mbiemrin e saj “Lo-wen” e kundërta me “Lo-han”, duke bërë që disa përdorues të bëjnë shaka duke thënë se ajo e ka gabim, ndërsa disa të tjerë thanë se e kishin shqiptuar mirë mbiemrin e saj. Videoja e saj u bë virale./UBTNews/