Në muajt e fundit, shumë personazhe të famshëm kanë qenë objekt diskutimi për shkak të pamjes rinore.
Ylli për të cilin u fol, ndër të tjera, ishte Lindsay Lohan, për të cilën shumë shkruan se duket më e re sot se sa më parë.
Lindsay në një farë mënyre donte t’i jepte fund thashethemeve rreth kësaj teme në një intervistë të re me Elle.
Ajo thotë se pamja e saj është për shkak të një rutine për kujdesin e lëkurës e dietës, të cilat “ngadalësojnë plakjen”.
“Unë pi një lëng çdo mëngjes që ka karota, xhenxhefil, limon, vaj ulliri dhe mollë. Pi çaj jeshil dhe ujë”, tha Lindsay.
Lindsay shtoi se është në procesin e zhvillimit të linjës së kujdesit për lëkurën dhe po teston produkte të reja tek vetja.
“Duhet shumë kohë sepse jam shumë specifike, sepse jam e çmendur pas lëkurës dhe shëndetit tim”, tha ajo.
Ajo thotë se i pëlqen ta zhytë fytyrën në ujë me akull sapo zgjohet. “Pi shumë lëng limoni, hedh tufë fara chia në ujin tim. Vë një maskë për sytë çdo mëngjes. Gjithashtu më pëlqejnë lazerët”, tha ajo.
Lidhur me thashethemet se ajo ka bërë operacione plastike, Lindsay thotë: “Të gjithë bëjnë botoks”. Pastaj ndërhyri publicisti i saj, duke thënë se ka standarde të dyfishta të bukurisë në Hollywood.