UBT News

Lindi nën rrënojat e tërmetit, mijëra njerëz ofrohen të adoptojnë Ayan

Mijëra njerëz janë ofruar të adoptojnë vajzën që lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, pas tërmetit të ditës së hënë ku bashkë me Turqinë mbetën të vdekur më shumë se 20 mijë persona.

Foshnja Aya lindi nën rrënoja, por nëna, babai, katër vëllezërit dhe motrat e saj ndërruan jetë. Aktualisht e vogla ndodhet në spital.

Videot e shpëtimit të Aya-s u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, teksa mbante një foshnjë të mbuluar me pluhur.

Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë Ayan.

Ndërsa një mjek tha: “Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat. Për momentin, gruaja ime po e ushqen me qumësht gjiri”./Revistaclasslifestyle

Exit mobile version