Në Kuvendin e dytë zgjedhor, Nisma Socialdemokrate me shumicë votash ka rizgjedhur për kryetar të saj Fatmir Limajn.
Limaj para delegatëve tha se Nisma do të ekspozojë në vazhdimësi si opozitë çdo dukuri negative që ndodhë në vend.
“Nisma do të ekspozojë në vazhdimësi si opozitë çdo dukuri negative. Do të mbikëqyrë qeverisjen dhe mazhorancën. Do të angazhohet fuqishëm që të arriturat shtetërore të vlerësohen dhe të avancohen”, ka thënë Limaj./UBTNews
(Driton Hyseni, student në Media dhe Komunikim në UBT)