UBT News

Limaj pret ofertë nga PDK-ja për koalicion parazgjedhor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se pret ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për koalicion parazgjedhor.

Limaj këto komente i bëri gjatë vizitës në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, u shpreh Limaj./EO

Exit mobile version