Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar sot aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se porosia kryesore e kësaj gjykate është se konstituimi i Kuvendit është një vendim i tërësisht politik dhe i përket forcave politike dhe deputetëve.
Limaj shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka rolin për të ndërhyrë në ndërtimin apo bashkimin e marrëveshjeve politike ndërmjet subjekteve, duke theksuar se “nuk mundemi ne si Gjykatë me ardh dhe me ju zgjidh, me ju bashku e me ndërtu marrëveshje politike, sepse nuk është roli i Gjykatës”.
Ai përfundoi duke sqaruar se, sipas interpretimit të tij, porosia e Gjykatës Kushtetuese është shumë e qartë: zgjidhja për konstituimin e Kuvendit duhet të vijë përmes dialogut dhe marrëveshjeve politike ndërmjet forcave dhe deputetëve, duke lënë jashtë ndërhyrjen e institucioneve gjyqësore në këtë proces.