Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se të mërkurën është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Limaj e ka vlerësuar si shumë të mirë takimin, duke thënë se është diskutuar për një sërë çështjesh që preokupojnë vendin, megjithëse nuk ka dhënë detaje konkrete për temat e bisedës.
“Po, jemi takuar. Ka qenë një takim shumë i mirë dhe bisedë shteruese për të gjitha temat. Në shumë drejtime kemi këndvështrime të përbashkëta për zhvillimet në vend. E rëndësishme është që po ndodhin këto takime. Nuk mund t’i zgjidhim vetë problemet, por shprehim gatishmëri,” tha Limaj para seancës konstituive të Kuvendit.