Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se nuk sheh ndonjë ndryshim në zhvillimet politike krahasuar me seancat e kaluara dhe se situata mbetet e njëjtë.
Ai theksoi se partia e tij do të japë kontributin maksimal për të shmangur zgjedhjet, por nuk i përjashtoi ato si opsion të fundit në mungesë të një zgjidhjeje tjetër.
“Unë nuk kam parë ndonjë lëvizje që të na bëjë të presim diçka ndryshe nga seancat e mëparshme. Siç duket, gjithçka do të zhvillohet njësoj si herën e kaluar. Edhe qëndrimi ynë është i njëjtë si më parë. Nisma do të japë kontributin e saj maksimal për të shmangur procesin e zgjedhjeve, por jo me çdo kusht. Çdo proces e ka përfundimin e vet, dhe nëse nuk ka zgjidhje tjetër, zgjedhjet janë të pashmangshme”, theksoi Limaj.