UBT News

Limaj: Ne do ta vazhdojmë angazhimin tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas rezultatit të dobët në zgjedhje, në një konferencë për media ka falënderuar të gjithë votuesit e kësaj partie.

Ai u shpreh se kjo fushatë ka qenë e jashtëzakonshme, teksa u shpreh se do të vazhdojnë të fuqishëm në kauzën e tyre.

“Unë sot ndihem krenar që shumë vajza e djem të lindur pas luftës sot ndihen çlirimtarë. Dua t’ju drejtohem çlirimtarëve, që zërin dhe frymën me krenarinë çlirimtare ta promovojmë. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë. Ani pse s’do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë zotimin tonë”, deklaroi ai.

I pari i Nismës ka uruar fituesin e zgjedhjeve, Vetëvendosjen për fitoren.

“T’i uroj fituesit e zgjedhjeve besimin e popullit. Nuk ka asnjë arsyeje, është koha e punës. Ne do të vëzhgojmë besimin që keni marrë nga populli. Është koha për punë dhe qeveri stabile”, tha ai.

Sipas rezultateve preliminare, Nisma deri më tani ka marrë vetëm 2.58% të votave./UBTNews

Exit mobile version