Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
“Jam i bindur që bashkëluftëtarët e mi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë nga ky proces. I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmë që drejtësia të vihet në vend”, shkroi ai në Facebook./UBTNews