UBT News

Limaj dhe Lajçak diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak. Biseduam për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë. Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale”, shkroi ai.

Në këtë kontekst, u bisedua që Kosova të ecë në rrugën e saj në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ka para vetes, në fokus të veçantë në rimëkëmbjen ekonomike, si dhe dialogun Kosovë-Serbi./UBTNews

Exit mobile version