Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se subjekti që ai përfaqëson ndihet më i përgjegjshëm për shkak se ka ofruar një opsion për zgjidhje politike, duke bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet partive politike në vend.
“Kjo është skandaloze, çka po ndodhë. Ne që nga fillimi kemi ftuar për marrëveshje politike. Kjo situatë na bën të ndihemi përgjegjës, pasi kemi dhënë një opsion. Çdo gjë tjetër që po ndodh këtu, është skandaloze,” tha Limaj.
Ai theksoi se drejtuesit politikë në vend duhet të jenë më konstruktivë, pasi bota po përballet me ndryshime drastike, dhe çdo shmangie nga përgjegjësia mund t’i kushtojë Kosovës shumë.
“Nëse lejohet që çdo dy muaj të shkohet në zgjedhje, atëherë krejt çka mund të them është se nuk e meritoni besimin e qytetarëve të Kosovës,” përfundoi Limaj.