Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj shpalosi punën për vitin 2020, saktësisht punën prej qershorit deri më tani kur edhe e ka marrë detyrën.
Likaj e ka konsideruar si të suksesshëm këtë vit shkollor falë ndihmës nga partnerët dhe donatorët.
“Me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve MASh ka arritur me sukses përmbylljen e këtij viti. Situata me pandeminë është menaxhuar mirë”, deklaroi ai.
Ministri Likaj ka tregoi se është bërë shpërndarja falas e librave shkollor për të shkollat e vendit.
“Për arsimin parauniversitar është aprovuar master plani i bërë me kujdes të madh, i cili e ka përfshirë monitorimin e mësimit. Janë zhvilluar tre skenarë. Janë hartuar plane mësimore ditore e javore. Janë shpërndarë tekste shkollore falas për të gjitha shkollat”, shtoi ai më tej.
I pari i kësaj ministrie ka njoftuar fillimi i vitit shkollor ka nisur duke marrë parasysh rekomandimet e DKA-së e IKShP-së.
“Tek E-mësimi lëndët e caktuara për shkak të situatës është reduktuar numri i orëve shkollore. Është bërë edhe xhirimi i njësive mësimore në katër gjuhë. Para fillimi të mësimit është dezinfektuar secili objekt shkollor dhe janë dhënë rekomandime në koordinim me IKShP-në e DKA-në. Te E-mësimi 5 090 njësi janë xhiruar”, potencoi ai.
Ndër të arriturat e kësaj ministrie, Likaj ka përmendur fillimin e procesit për korrigjimin e teksteve shkollore për disa klasë, raporton EO.
“Janë dërguar për botim tekste shkollore të korrigjuara të cilat kanë qenë në proces të vlerësimit. Është shpallur konkurs për hartimin e teksteve për klasën 4 dhe 9”, shtoi ai.
Po ashtu ministri Likaj ka shprehur gatishmërinë nga ana e tyre për garën e testit PISA.
“Jemi të gatshëm për testin PISA, i cili për shkak të pandemisë është shtyrë për vitin e ardhshëm”, potencoi ai.